Eksperti:  "Një brez, një rrugë", një model i ri për globalizimin

2017-05-13 10:13:28 CRI Komenti juaj Printoni

Nisma "Një brez, një rrugë" shërben si një model i ri për globalitimin dhe rritjen e qëndrueshme, është shprehur në një intervistë për "Hsinhua" Patrick Ho Chi-Ping, zëvendëskryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Fondit të Energjisë të Kinës.

Ho thekson se "Një brez, një rrugë" është një nismë gjithëpërfshirëse, që synon të krijojë vende pune në vendet përgjatë saj nëpërmjet ndërtimit të infrastrukturës, si hekurudha, rrugë, porte dhe naftësjellës, për të trajtuar mosbalancimin e rritjes ekonomike dhe për të arritur përparim.

Nisma lidh globalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke përcaktuar drejtimin e duhur për globalizimin ekonomik dhe duke krijuar një model të ri rritjeje, për të mbrojtur më mirë paqen dhe zhvillimin botëror, thekson Ho. Ai shton se nisma "Një brez, një rrugë" e vë theksin jo vetëm në bashkëpunimin ekonomik, por edhe në respektin e ndërsjellë dhe dialogun e barabartë midis qytetërimeve të ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore