Biznese nga EQL pjesmarrëse në Panairin e Ningbosë

2017-05-11 09:30:36 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 8 deri në 12 qershor do të zhvillohet në Ningbo Panairi i tretë i Tregtisë dhe Investimeve, ku do të jenë të pranishme vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Krahasuar me edicionin e kaluar, Panairi do të zerë një sipërfaqe 50% më të madhe, ndërsa vëllimi i prodhimeve që do të ekspozohen do të jetë 80% më i madh. Vitet e fundit, promovimi i prodhimeve nga vendet e EQL-së në tregun kinez ka shënuar një rritje të ndjeshme. Në fund të prillit u krye regjistrimi i veprimtarive që do të përfaqësojnë vendet e EQL-së në këtë panair. Mësohet se mbi 240 kompani nga 16 vende të EQL-së do të ekspozojnë artikujt e tyre në Panair.

Panairi i Tregtisë dhe Investimeve organizohet në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Tregtisë së Kinës dhe qeverisja e provincës Zhejiang. Qyteti Ningbo është një ndër stacionet e këtij Panairi të tregtisë dhe të investimeve të vendeve të EQL-së, duke u bërë shembull për shkëmbimet dypalëshe në tregti, investime, bashkëpunimin financiar dhe shkëmbimet njerëzore. (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore