2017-05-09 19:56:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pekini do të ofrojë bursa për studentë nga vendet pjesëmarrëse të nismës "Një Brez, një rrugë", ku deri në vitin 2020 përfshihen 160 programe universitare, bënë të ditur të martën autoritetet arsimore.
Programi i bursave, i iniciuar në bashkëpunim mes Komisionit Bashkiak të Arsimit dhe Zyrës së Financës në dhjetor të vitit 2016 ka ofruar deri tani 64 programe nga të cilat kanë përfituar 1,100 studentë.
Në periudhën 2016-2020 do të ofrohen 32 programe universitare dhe pasuniversitare çdo vit. Ndër to në vitin 2016 u përzgjodhën 23 universitete që ofronin 32 programe bursash, ndërsa për këtë vit 32 universitete ofrojnë 32 programe të mbuluara e bursa. Në programe përfshihen degë studimi si hapësira ajrore, drejtësia dhe Mjekësia Tradicionale Kineze.
Zyrtarët e Komisionit shpresojnë që talente nga vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" do të studjojnë në Pekin, me synim forcimin e bashkëpunimit arsimor midis kryeqytetit kinez dhe këtyre vendeve.(Eda Merepeza)