Nju-Jork: Kryediplomati kinez e ai britanik diskutojnë për problemin e Gadishullit Korean

2017-04-30 09:59:01 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të shtunën në Nju-Jork me homologun e tij britanik Boris Johnson. Të dy kryediplomatët ndodhen në ShBA për të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për problemin bërthamor të Gadishullit Korean.

Wang dhe Johnson shprehën që të dy shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin Korean dhe për rrezikun që situata të dalë jashtë kontrollit, duke vlerësuar organizimin e këtij takimi nga Këshilli i Sigurimit. Ata thanë se palët e ndryshme duhet të ngulin këmbë në objektivin për një Gadishull Korean pa armë bërthamore, të zbatojnë rreptësisht rezolutat e ndryshme të Këshillit të Sigurimit lidhur me Gadishullin Korean dhe të ndalojnë programin bërthamor të Koresë së Veriut, duke bërë përpjekje për zhvillimin e dialogut e bisedimeve për zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të Gadishullit Korean. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore