Kina kritikon raportin amerikan mbi lirinë fetare

2017-04-28 20:18:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kritikoi të premten një raport të Komisionit për Liritë Fetare Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara (USCIRF), duke i kërkuar këtij Komisioni të mos ketë paragjykime.

Në raportin vjetor të USCIRF-it i rekomandohet qeverisë së ShBA-së ta mbajë Kinën në listën e "vendeve me një shqetësim të veçantë".

Qeveria kineze mbron liritë fetare të qytetarëve të saj në përputhje me ligjet, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang në një konferencë të përditshme për shtyp.

"Është e qartë dhe e padiskutueshme që populli kinez i të gjitha kombësive gëzon plotësisht liri në aspektin e besimit fetar", tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

USCIRF-i është paragjykues politikisht ndaj Kinës, injoron përparimin e saj në fushën e fesë dhe nxjerr raporte të pasakta mbi politikat fetare të Kinës vit pas viti, vuri në dukje Geng, duke shtuar se "Komisioni duhet të respektojë faktet, të heqë dorë nga paragjykimet dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës."

Mrekulli
Lajmet Kryesore