Kina: Hetimi amerikan për importin e çelikut nuk përputhet me parimin e barazisë

2017-04-27 10:18:35 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqata e Çelikut dhe e Hekurit e Kinës bëri të mërkurën një deklaratë për nisjen e një hetimi nga SHBA-ja për importet e çelikut dhe hekurit, duke vënë në dukje se kjo vepër transmeton sinjalin e proteksionizmit dhe nuk përputhet me parimin e barazisë tregtare. Qarqet kineze të çelikut dhe hekurit do ta ndjekin me vëmendje të vazhdueshme këtë çështje.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi më 20 prill memorandumin ekzekutiv, duke i kërkuar Departamentit Amerikan të Tregtisë të hetojë menjëherë nëse duhet të pengojë importimin e çelikut e hekurit nëse është në dëm të sigurisë kombëtare. Ai theksoi se ky hetim nuk është kundër Kinës.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Shoqatës kineze të Çelikut dhe të Hekurit tha se ShBA-ja është konsumator i madh i hekurit e çelikut dhe gjithashtu importuesja më e madhe e botës për këto dy metale. Sipas të dhënave të palës amerikane, në vitin 2016, vëllimi i importit të çelikut e hekurit në ShBA pati ulje prej 14.8%. Kjo acaroi më tej presionin e tregut ndërkombëtar të hekurit e çelikut. Kina dhe ShBA-ja përballen me mbikapacitet të prodhimit të çelikut në mbarë globin. Si vend i madh i prodhimit, konsumit dhe tregtisë së hekurit e çelikut, Kina ka marrë masa për uljen e mbikapacitetit dhe do t'i vazhdojë këto përpjekje. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore