ShBA-ja hap zyrën e ndihmës për viktimat e krimeve të emigrantëve të paligjshëm

2017-04-27 10:07:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria amerikane lajmëroi fillimin e shërbimit të ndihmës për viktimat e krimeve të kryera nga emigrantët e paligjshëm.

Sekretari i Punëve të Brendshme dhe i Sigurisë, John Kelly tha se do të vihet në funksion një zyrë e posaçme e quajtur "Zëri" (VOICE) që do të jetë nën mbikëqyrjen e agjencisë së Emigracionit dhe Mbikëqyrjes së Doganave.

"Agjencia e krijoi zyrën VOICE si një përgjigje ndaj urdhrit ekzekutiv të presidentit i titulluar 'Për rritjen e sigurisë publike në brendësi të Shteteve të Bashkuara.' Ajo që bie në sy është emri. Për të parën herë ne po u japim zë njerëzve që u viktimizuan nga të huajt e paligjshëm. Të gjitha krimet janë të tmerrshme, por këto viktima përfaqësohen këtu, ato janë të veçanta dhe shpesh herë harrohen."

Presidenti amerikan Donald Trump nxori një urdhër ekzekutiv në janar, me qëllim për të shpejtuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm si dhe mbajtjen e tyre në qendra paraburgimi, derisa çështja e tyre të shqyrtohet nga një gjykatë.

Gjatë fushatës zgjedhor Trump u zotua se do të tregtohet i ashpër me rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm, duke u fokusuar te ndiejna e frikës dhe krimet. Ai gjithashtu u zotua të ndërtojë një mur përgjatë kufirit jugor me Meksikën, plan i cili është anashkaluar për shkak të refuzimit të Kongresit për ta financuar ndërtimin e tij. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore