Kina futet në "epokën e stacionit hapësinor"

2017-04-27 20:41:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 19:07 të së enjtes, anija kozmike e mallrave "Tianzhou 1" dhe laboratori hapësinor "Tiangong 2" realizuan me sukses provën e mbushjes së lëndëve shtytëse në orbitë. Kjo simbolizon suksesin e plotë të misionit të anijes kozmike "Tianzhou 1" dhe tregon që Kina zotëron tani teknologjinë e mbushjes së lëndëve shtytëse në orbitë. Kjo është një arritje e madhe teknologjike, dhe Kina është bërë tani vendi i tretë në botë që zotëron këtë teknologji kryesore.

Prova ka zgjatur afro pesë ditë. Me telekomandimin e saktë nga inxhinierët në Tokë, i gjithë procesi i mbushjes është realizuar bashkë nga anija kozmike "Tianzhou 1" dhe laboratori hapësinor "Tiangong 2".

Sipas planit, anija "Tianzhou 1" në fund të qershorit do të bëjë provën e dytë të furnizimit me lëndë shtytëse në orbitë, për të konsoliduar më tej arritjen e tanishme.

Suksesi i misionit të anijes "Tianzhou 1" tregon që Kina ka mbaruar fazën e dytë të programit të fluturimeve hapësinore me kozmonautë, duke u futur zyrtarisht në "epokën e stacionit hapësinor".(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore