Kina publikon të dhënat e 22 të dyshuarve për korrupsion të arratisur

2017-04-27 20:01:05 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze publikuan të enjten informacionin mbi 22 të dyshuar për korrupsion të larguar jashtë vendit, duke përfshirë vendndodhjen e tyre të mundshme.

Informacionet përfshijnë emrin, gjininë, numrin e kartës së identitetit, detyrën e dikurshme, krimin për të cilin akuzohen, datën e mbërritjes në vendin ku ndodhen dhe numrin e dokumentit të udhëtimit të çdo të dyshuari, sipas një deklarate të Zyrës për riatdhesimin e të arratisurve dhe rikthimin e pasurive të Grupit Qendror Koordinues të Antikorrupsionit.

Të dhënat për vendndodhjen janë të hollishme, duke përfshirë rrugët ku besohet se jetojnë të kërkuarit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore