Kina: E ardhmja e Asadit, çështje e brendshme e Sirisë

2017-04-26 16:24:57 CRI Komenti juaj Printoni

Aktorët e jashtëm të çështjes siriane duhet të nxjerrin mësime nga Iraku dhe Libia nëse po mendojnë për një "ndryshim regjimi" në Siri, tha të martën i dërguari i posaçëm i Kinës mbi Sirinë Xie Xiaoyan.

Ambasadori Xie Xiaoyan theksoi se e ardhmja e presidentit sirian Bashar al-Assad është çështje e brendshme e Sirisë dhe populli sirian duhet të vendosë për të.

"Forcat e jashtme mund të luajnë një rol, por ekziston një vijë, shkuarja përtej së cilës është ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër", u tha Xie gazetarëve në Bruksel. "Nuk është detyra jonë të paragjykojmë dhe të vendosim të ardhmen e këtij personi të veçantë. Përvojat e kaluara kanë treguar se thjesht ndryshimi i regjimit sjell fatkeqësi për një vend, si në rastin e Irakut, Libisë dhe gjetkë".

Duke shpjeguar qëndrimin e Kinës ndaj çështjes së Sirisë, ambasadori Xie tha se Pekini synon ruajtjen e marrëveshjes së armëpushimit, luftën ndaj terrorizmit, përmirësimin e situatës humanitare dhe sigurimin e zgjidhjes politike përmes dialogut paqësor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore