Presidenti Hollande përkrah hapur kandidatin Emmanuel Macron

2017-04-25 09:26:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande tha të hënën se do të votojë për kandidatin e Lëvizjes "En Marche" Emmanuel Macron, sepse ai mbron vlerat që mbajnë të bashkuara francezët. Gjatë një fjalimi televiziv, Hollande përshëndeti gjithashtu të gjithë ata që votuan për Emmanuel Macron.

Në raundin e parë të votimit të zgjedhjeve presidenciale të Francës, Emmanuel Macron fitoi 23.75% të votave duke zënë vendin e parë ndër 11 kandidatët. (Fani)

(20 nëntor 2014, pas mbledhjes së kabinetit, presidenti francez Hollande duke biseduar me ministrin e atëherëshëm të Ekonomisë, Emmanuel Macron.)

Mrekulli
Lajmet Kryesore