Hungari, ceremoni për hapjen e Institutit të Studimeve Kinë-EQL

2017-04-25 11:47:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në Hungari u hap të hënën Instituti i Studimeve Kinë-Europa Qendrore e Lindore (EQL) nën administrimin e Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës dhe rrjetit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të studiuesve. Ai është institucioni i parë i Kinës i regjistruar në Europë.

Hapja e Institutit është një simbol i rëndësishëm për bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve europiane lindore dhe do të promovojë aktivisht shkëmbimet njerëzore, akademike dhe komunikimin e politikave.

Pas ceremonisë, po atë ditë u mbajt dhe një seminar me temë "Bashkëpunimi Kinë-EQL: përballojmë së bashku sfidat e ardhshme". Studiuesit nga Kina dhe vendet e EQL-së diskutuan me hollësi mbi sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t'i trajtuar ato.

Mrekulli
Lajmet Kryesore