Kina do të rrisë shpenzimet vjetore për kërkim-zhvillimin

2017-04-25 09:32:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po planifikon të rrisë shpenzimet vjetore për frymë për kërkim-zhvillimin në 500 mijë juanë deri në 2020-n nga 370 mijë juanë në 2014-n.

Në fund të 2015-s, Kina kishte mbi 5 milionë njerëz që punën në sektorin e kërkim-zhvillimit, duke u renditur e dyta në botë.

Mbi 1.1 milion punonjës të kualifikuar kinezë u rikthyen në vend nga viti 2011 deri më 2015-n, shifër kjo tri herë më e lartë se tre dekada më parë të kombinuara së bashku.

Sipas planit pesëvjeçar për zhvillimin e talenteve kombëtare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, Kina ende përballet me probleme, përfshi mungesën e kërkuesve në fusha të përparuara dhe shpenzime të pamjaftueshme për talentet e kërkim-zhvillimit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore