Kinë: Do të lëshohen licencat për mbledhjen e informacioneve personale

2017-04-24 09:45:59 CRI Komenti juaj Printoni

Banka qendrore e Kinës po nxit aktivisht punën për lëshimin e licencave të mbledhjes së informacioneve personale, bëri të ditur së fundmi zv./guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Chen Yulu, në Simpoziumin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Administrimin e Mbledhjes së Informacioneve Personale.

Sipas të dhënave nga Bankës Qendrore, afro 1 miliard qytetarë u përfshinë në sistemin e mbledhjes së informacioneve personale dhe kjo bankë kolosale e të dhënave do të luajë rol gjithnjë e më të madh në kontrollin e veprimeve të ndryshme ekonomike. Përdorimi i lehtë dhe shkëmbimi i informacionit të kredisë janë bërë një kërkesë e domosdoshme e shoqërisë.

Kryetari i Shoqatës së Financës nëpërmjet Internetit, Li Dongrong u shpreh:

"Gjithnjë e më shumë ndërmarrje që marrin pjesë në veprimtari ekonomike, kanë shumë aspiratë për realizimin e shkëmbimit të informacionit personal të kredive."

Mësohet se në janar të vitit 2015, Banka Qendrore miratoi 8 institucione private të mbledhin informacionet personale të kredive, por ende nuk ka lëshuar licencën përkatëse. Kjo gjendje vjen nga rendi jo aq i përsosur i financës nëpërmjet internetit dhe njëkohësisht, shoqëria kineze është më e ndërgjegjshme për mbrojtjen e informacioneve personale, prandaj duhet më shumë punë përgatitore.

Lidhur me ecurinë e lëshimit të licencave të mbledhjes së informacionit të kredisë, Chen Yulu tha se Banka Popullore e Kinës po nxit aktivisht punët përkatëse, duke theksuar tre parimet në këtë drejtim, si parimi i pavarur, i drejtë dhe transparent në mbledhjen e informacioneve nga pala e tretë.

"Duhet të ndiqet parimi i mbrojtjes së të drejtave të privatësisë personale, duke u ruajtur transparenca në mbledhjen e informacioneve persoanle, që të parandalohen mbledhja e tepërt, përpunimi dhe përdorimi i paligjshëm i informacioneve persoanle. Duhet të parandalohet dëmtimi i privatësisë personale dhe sekreteve tregtare, që të mbrohen interesat e ligjshme të shtetasve." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore