Moody's, vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, me B1 (ATSH)

2017-04-22 09:25:02 xinhua Komenti juaj Printoni

Gjiganti Ndërkombëtar i financave Moody's, konfirmoi vlerësimin B1 me prespektivë të qëndrueshme për borxhin publik të Shqipërisë duke deklaruar se vendi regjistroi një ecuri të fortë fiskale në vitin 2016.

"Situata e përmirësuar makroekonomike dhe konsolidimi fiskal i qeverisë rezultuan në një ecuri të fortë fiskale për 2016-ën me defiçitin buxhetor që ra në 1.7% e PBB-së", vlerëson Moody's.S ipas gjigandit ndërkombëtar, vlerësimi i Shqipërisë mund të përmirësohet nëse vendi do të vazhdojë progresin me konsolidimin fiskal, uljen e borxhit dhe forcimin e institucioneve përfshirë gjyqësorin.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore