Kapitali kinez jashtë vendit, i moderuar në tremujorin e parë të 2017

2017-04-21 09:01:23 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze bënë të ditur se fluksi i kapitalit kinez jashtë vendit ka qenë më i balancuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2017.

Sipas Administratës së Shtetit për Këmbimin Valutor, në tremujorin e parë deficiti i shitjeve ishte 41 miliardë dollarë amerikanë, me një rënie prej 67% krahasuar me vitin e kaluar.

Zëdhënësja e kësaj administriate, Wang Chunying e deklaroi këtë të enjten.

"Të dhënat tregojnë se fluksi i kapitalit kinez jashtë vendit është moderuar ndjeshëm, që nga fillimi i këtij viti. Raporti kërkesë-ofertë ishte i balancuar dhe kjo ndikon në ekuilibrimin e fluksit të kapitalit jashtë vendit", tha zëdhënësja.

Sipas zëdhënëses Wang shkak i lehtësimit janë ndryshimet në tregun e kapitaleve, duke shtuar se rritja e normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së ka zvogëluar fluksin e kapitalit kinez jashtë vendit. Ajo theksoi se rritja e qëndrueshme e ekonomisë kineze ka forcuar besimin e tregut, duke parashikuar stabilitetin e monedhës vendëse yuan edhe gjatë këtij viti. Wang vuri në dukje se Kina nuk ka marrë masa të reja për kufizimin e pagesave të këmbimit valutor të kapitalit jashtë vendit dhe nuk do të kthehet në metodën e vjetër të kontrollit të kapitalit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore