Kina lëshon me sukses sondën kozmike Tianzhou-1

2017-04-20 20:31:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kina lëshoi të enjten në mbrëmje sondën e parë kozmike të transportit të mallrave, Tianzhou-1, një hap përpara i vendit për të ndërtuar një stacion të përhershëm kozmik rreth vitit 2022.

E ngritur me raketën mbajtëse "Marshimi i Madh-7 Y2" sonda Tianzhou-1 u lëshua nga kozmodromi i Wenchang-ut i provincës Hainan.

Në hapësirë, sonda kargo do të bashkohet me laboratorin orbital Tiangong-2, duke e furnizuar atë me karburant dhe materiale të tjera si dhe do të kryejë disa eksperimente përpara se të kthehet në Tokë.

Kina synon të ndërtojë një stacion të përhershëm në obitë për të paktën 10 vjet, dhe lëshimi i sondës së transportit të mallrave është një hap drejt përmbushjes së këtij objektivi. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore