Rama: FMN konfirmon parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%

2017-04-20 09:06:00 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot në rrjetin social Facebook, se, "në raportin më të fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja konfirmon parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%, nga 3.5% që u rrit vitin e kaluar".

Kjo do të jetë rritja më e lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të rriten respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind.

Lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është edhe dalja nga kriza e dy shteteve fqinje me ndikim të lartë në ekonominë tonë: pas shumë vitesh rënieje dhe stanjacioni, ekonomia greke do të rritet me 2.2% këtë vit, ndërkohë që Italia, do të rritet me 0.8%", shkruan Kryeministri Rama. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore