Kompani nga Kina dhe Irani do të riprojektojnë centralin bërthamor Ark

2017-04-20 19:47:18 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet njoftuan se kompani nga Kina dhe Irani do të riprojektojnë një central bërthamor iranian.

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se marrëveshja fillestare është arritur në Pekin.

Përcaktimi i fatit të reaktorit Arak të Iranit ishte një ndër pikat më të vështira të bisedimeve bërthamore që çuan në marrëveshjen e vitit 2012 të nënshkruar nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania.

Projekti, përfshin rikonfigurimin e reaktorit të ujit të rëndë në mënyrë që ai to mos arrijë dot të përpunojë plutonium për ndërtimin e bombave bërthamore.

Versioni përfundimtar i kontratës do të nënshkruhet në Vjenë këtë fundjavë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore