Bashkëpunimi Kinë - Shqipëri: Ekspertët thirrje investitorëve 'hulumtim para veprimit'

2017-04-19 15:54:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Shqipëria ranë dakord të hënën të përmirësojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si infrastruktura, turizmi dhe bujqësia nën kornizën e nismës "Një brez, një Rrugë" dhe mekanizmit 16+1, raportoi agjencia Xinhua.

Por një ekspert i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, i tha gazetës Global Times të martën se hulumtimi mbi gjendjen e Shqipërisë dhe nevojat që ka vendi duhet të zhvillohen përpara se të fillohen projekte konkrete.

Eksperti Zhu Xiaozhong, tha se marrëdhëniet ekonomike midis Kinës dhe Shqipërisë janë përgjithësisht të dobëta, pavarësisht ndërlidhjes së ngushtë diplomatike.

Zotimi i të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin u bë gjatë takimeve që zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli zhvilloi me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

Zv./kryeministri Zhang tha se nisma "Një brez, një Rrugë" është një propozim i hapur i bazuar mbi parimin e bisedimeve, ndarjes dhe bashkëpunimit. Shqipëria, me përparësitë gjeografike, është "një vend i rëndësishëm përgjatë gjumës së nismës 'Një Brez, një Rrugë'," theksoi Zhang.

"Ne jemi të gatshëm për të nxitur bashkëpunimin pragmatik strategjik me Shqipërinë nën nismën 'Një brez, një Rrugë' dhe mekanizmit 16+1, duke marrë në konsideratë nevojat e tanishme dhe karakteristikat e Shqipërisë," shtoi zv./kryeministri Zhang.

Ai gjithashtu nënvizoi se të dy vendet duhet të shpejtojnë nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për të nxitur projektet nën nismën 'Një, brez, një Rrugë' dhe arritjen e më shumë rezultateve konkrete."

Sipas ekspertit të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Zhu Xiaozhong, marrëdhëniet politike midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë Shqipërinë u përmirësuan ndjeshëm pas vitit 2012, kur u propozua dhe mekanizmi "16+1".

"Megjithatë, deri tani, duket se industritë e Shqipërisë nuk ngjallin ndonjë interes të madh për vëmendjen e zhvillimit ekonomik të Kinës, siç është prodhimi i teknologjive të larta (high-tech) apo investimet në infrastrukturë," i tha Zhu gazetës Global Times, ndërsa shtoi se duhen parë me vëmendje eksportet e Kinës në Shqipëri.

Tregtia dypalëshe u rrit nga viti në vit me 13.9 për qind duke shënuar një vëllim prej 636 milion dollarësh në 2016-n.

Eksperti Zhu nënvizoi se kompanitë kineze duhet të zhvillojnë kërkime mbi nevojat e tanishme të Shqipërisë dhe ato që vendi mund të ofrojë, si për shembull kushtet natyrore, përpara se të ndërmarrin projekte konkrete. Kjo duhet të zbatohet edhe për bashkëpunimin e Kinës me vendet e tjera Europës Qendrore e Lindore nën nismën 'Një brez, një Rrugë.'

Ai gjithashtu theksoi se është e vështirë për firmat e Kinës me kapital shtetëror, të hyjnë në vendet e Europës Qendrore e Lindore, për shkak të rregulloreve të Bashkimit Europian. "Kanalet e financimit duhet të zgjidhen përpara fillimit të bashkëpunimit," nënvizoi eksperti. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore