Tremujori i parë, ruhet prirja e mirë ekonomike kineze

2017-04-18 18:15:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave statistikore të 17 prillit nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në tremujorin e parë të këtij viti, GDP-ja u rrit për 6.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Treguesit kryesorë ekonomikë janë më të mirë se sa parashikimi, duke u ruajtur prirja e përmirësimit të qëndrueshëm. Shumë ekonomistë u shprehën se politikat fiskale e monetare, si dhe nxitja e reformës së strukturës në fushën e ofertës, kanë ruajtur rolin e rëndësishëm për ringjalljen e ekonomisë kineze. Sipas parashikimeve, objektivi i rritjes ekonomike prej 6.5% për vitin 2017 duhet të realizohet pa problem.

Nëse i referohemi të dhënave, gjatë tremujorit të parë është parashikuar një përmirësim i vazhdueshëm i tregut ekonomik. Kërkesat në tregun e punës janë rritur, përqindja e punësimit është relativisht e qëndrueshme, struktura sektoriale u përmirësua në vazhdim, po kështu dhe kërkesat nga jashtë janë përmirësuar. Fitimet e ndërmarrjeve dhe të ardhurat fiskale janë rritur shpejt, si dhe vërehet sasia e energjisë elektrike të konsumuar, vëllimi i mallrave të transportuara në linjë hekurudhore, PMI-ja e prodhimit dhe treguesit e tjerë kanë shfaqur prirje përmirësimi. Studiuesi i Qendrës Kombëtare të Informacionit, Zhu Baoliang u shpreh se të dhënat në fushat e prodhimit, të kërkesës dhe të të ardhurave i kaluan parashikimet. Lidhur me këtë ai shprehet :

"Së pari, shpejtësia e rritjes së eksportit i kaloi parashikimet tona; së dyti, përpjekjet e ndërmarrjeve për pakësimin e rezervave në depo po shtohen; së treti, investimet e reja në infrastrukturë po rriten qëndrueshëm; së katërti, investimet në pasurinë e paluajtshme i kaluan parashikimet tona; së pesti, tëd dhëna pozitive janë shënuar dhe në investimet në sektorin e prodhimit dhe në investimet e drejtpërdrejta ."

Specialistët u shprehën se të dhënat ekonomike në fillim të vitit 2017, favorizojnë zbatimin e reformës së strukturës në fushën e ofertë nga Kina, e cila përbën një politikë të rëndësishme afatgjatë dhe afatmesme të Kinës.

Në një periudhë afatshkurtër, rritja ekonomike e Kinë su përball me shumë elementet negative, të cilave iu kushtua një vëmendje e madhe. Ekonomisti i Qendrës së Shkëmbimit të Ekonomisë Ndërkombëtare të Kinës Xu Hongcai mori si shembull që rritja e të ardhurave mesatare personale në Kinë e kalon rritjen e GDP-së, duke arritur formalisht në 8.5% dhe praktikisht në 7%. Por stabiliteti i këtij fenomeni duhet parë në të ardhmen.

"Sipas parashikimit tim, në gjysmën e dytë të këtij viti, shpejtësia e rritjes ekonomike mund të ulet pak, por objektivi i paraqitur në raportin e qeverisë me rritjen e GDP-së prej 6.5% mund të realizohet pa problem. Prandaj, duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe reformës së strukturës në fushën e ofertës dhe parandalimit të rreziqeve financiare."

Specialistët janë të mendimit se aktualisht politika e qëndrueshme monetare dhe ajo pozitive fiskale duhet të ruhen. Përveç kësaj, duhet të garantohet lëvizshmëria e tregut të kapitaleve, për të shmangur tensionet. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore