Thesari amerikan: Kina, jo manipulatore e monedhës së saj

2017-04-16 10:08:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria amerikane vendosi zyrtarisht që të mos ta klasifikojë Kinën si manipulatore të monedhës.

Departamenti amerikan i Thesarit e konfirmoi këtë të premten, nëpërmjet një raporti ku thuhet se të gjithë partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së, duke përfshirë Kinën, përputhen me standardet.

Raporti i parë i monedhës nën qeverisjen e presidentit Trump thotë se Kina dhe 5 ekonomitë e tjera duhet të mbikëqyren për praktikat e tyre monetare.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump kishte kërcënuar se do ta quante Kinën vend manipulator.

Trump i është larguar këtij kërcënimi pas ngushtimit të vazhdueshëm të suficitit tregtar kino-amerikan, si dhe rritjes së marrëdhënieve strategjike me Kinën pas takimit që pati me presidentit kinez Xi Jinping këtë muaj. (Xu Guang)

Mrekulli