Koreja e Veriut paralajmëron ShBA-në të veprojë me kujdes

2017-04-14 10:11:01 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut kërcënoi të enjten Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje ushtrisë amerikane të veprojë me kujdes, ndryshe do të marrë goditje nga ushtria verikoreane.

Një zëdhënës i Ministrisë së Çarmatimit dhe Institutit për Paqe, vuri në dukje se ShBA-ja nuk bëri asnjë vërejte ndaj lëshimit të një rakete balistike me rreze 800 kilometra dhe lëshimit të një sateliti vrojtimi nga Koreja e Jugut.

Me një gjuhë të ashpër, Koreja e Veriut nënvizoi se ShBA-ja vetëm akuzon vendet e tjera e madje i sulmon ato me raketa.

"Koreja e Veriut nuk mund të pranojë dy lloj standardesh dhe agresionin," theksoi zëdhënësi. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore