OSBE-ja: Përmirësohet pjesërisht gjendja në lindje të Ukrainës

2017-04-13 10:36:10 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i Posaçëm për Ukrainën i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) Martin Sajdik, tha të mërkurën se gjendja në rajonet lindore po përmirësohet, por ajo mbetet ende e pakënaqshme.

Të mërkurën grupi trepalësh i kontaktit (Ukraina, OSBE-aj dhe Rusia) zhvilluan takimin e tyre periodik në Minsk të Bjellorusisë. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, Sajdik deklaroi se grupi trepalësh i kontaktit dhe përfaqësues nga rajoni Donetsk dhe Lugansk kanë rënë dakord mbi marrëveshjen e armëpushimit që u miratua në bisedimet e kaluar.

Sajdik shtoi se pas pajtimit të çdo pale, bisedimet e radhës do të zhvillohen më 26 prill. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore