Greqia lëshon 14 aeroporte me koncension

2017-04-12 09:37:22 CRI Komenti juaj Printoni

14 aeroporte të Greqisë i kalojnë përfundimisht konsorciumit "Fraport", që ka fituar për 40 vite koncesionin për operimin, menaxhimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e tyre, njoftoi të martën agjencia greke e lajmeve "AMNA".

Me dorëzimin e tyre, qeveria greke përfiton në bazë të marrëveshjes për privatizimet 1.23 miliardë euro.

Sipas marrëveshjes, "Fraport" do të investojë mbi 300 milionë euro në katër vitet e para në infrastrukturë për ndërtimin e pesë terminaleve të rinj në aeroportet e Thessaloniki-së, Korfuzit, Kefaloni, Kos dhe Lesbos dhe për rinovimin e pajisjeve në të gjitha aeroportet.

Lista e aeroporteve përfshin edhe pikat e nxehta turistike si Mikonos, Santorini, Rodos, Skiatos, Zakintos, Kania, Kavala, Samos dhe Aktion. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore