2017-04-12 19:21:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Në 5 vitet e ardhshme presim që Kina të importojë mallra me vlerë prej 8 trilionë dollarësh, të thithë 600 miliardë investime të huaja dhe të investojë 750 miliardë dollarë jashtë vendit. Gjatë kësaj periudhe, pritet që kinezët të kryejnë 700 milionë udhëtime jashtë vendit. Kjo do të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për shumë vende të tjera, përfshirë dhe Japoninë", tha Zhang Wei.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë më të madhe logjistike të Japonisë, "Nippon Express", Sugiyama Takao tha se kompanitë japoneze duhet të marrin në konsideratë nismën e qeverisë kineze "Një Brez, Një Rrugë".
"Lidhjet e Kinës me botën do të diversifikohen nëpërmjet nismës "Një Brez, Një Rrugë".Ne do të zgjerojmë lidhjen e transportit ndërkufitar dhe do të fokusohemi në ndërtimin e linjave hekurudhore, që do të lidhin Kinën Qendrore dhe Perëndimore me Azinë Qendrore dhe Europën, si dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse midis Kinës Jugperëndimore dhe Azisë Jugore" tha Sugizama Takao.(Eda Merepeza)