Vendet e Europës Jugore, angazhim për një Europë të fortë

2017-04-11 10:09:04 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e Evropës Jugore kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të punuar për një Bashkim Europian të fortë dhe të bashkuar, në Deklaratën e Madridit që u nënshkrua të hënën.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, së bashku me udhëheqësit nga Franca, Greqia, Italia, Portugalia, Qiproja dhe Malta, diskutuan të ardhmen e BE-së pas largimit të Britanisë.

Rajoy ka shprehur "nevojën për unitetin e të 27 vendeve", duke thënë se do të mbështesë procesin e negociatave dhe se është jetike "mbrojtja e të drejtave të qytetarëve europianë."

Nga ana e tij, presidenti francez Francois Hollande vuri në dukje se ishte "e rëndësishme që të ketë një qëndrim të përbashkët." Ai foli për nevojën për të trajtuar "sa më shpejt çështjen e të drejtave të qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe të qytetarëve britanikë që jetojnë në Europë."

Tema të tjera në Samitin e Madridit ishin siguria dhe lidhjet më të ngushta fiskale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore