Gjibraltari e akuzon Spanjën për shkelje të ujërave territoriale

2017-04-05 09:49:02 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Gjibraltarit e ka akuzuar Spanjën se ka dërguar një anije në ujërat territoriale të Kolonisë së Kurorës Britanike.

Incidenti pason rritjen e tensioneve mes Spanjës dhe Britanisë lidhur me ndikimet e Brexit-it mbi Gjibraltarin.

Në llogarinë zyrtare të Gjibraltarit në "Twitter" thuhet se një anije patrullimi spanjolle ka bërë një "inkursion të paligjshëm në ujërat territoriale të #Gjibraltarit britanik."

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Spanjës e kanë pranuar se anija "Infanta Cristina" ishte në zonë, po, sipas tyre, "po kryente një operacion rutinë vrojtimi në ujërat nën sovranitetin spanjoll."

Mrekulli
Lajmet Kryesore