Presidenti kinez mbërrin në Finlandë për vizitë shtetërore

2017-04-05 09:04:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Helsinki për një vizitë shtetërore në Finlandë që ka për qëllim përparimin e lidhjeve dypalëshe, rritjen e besimit politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Kjo është vizita e parë e një presidenti kinez në këtë vend nordik në 22 vjet.

Në një deklaratë të shkruar të lëshuar pas mbërritjes në aeroport, presidenti Xi uroi qeverinë dhe popullin finlandez me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë së Finlandës.

Presidenti Xi tha se pret të shkëmbejë pikëpamjet me krerët finlandezë mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit të tij në Helsinki, Xi Jinping do të zhvillojë bisedime me presidentin finlandez Sauli Niinisto, dhe gjithashtu do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore