Kinë, hapen shtatë zona të reja të tregtisë së lirë

2017-04-01 10:21:46 CRI Komenti juaj Printoni

Shtatë zona të reja të tregtisë së lirë u hapën në Kinë të shtunën.

Para afro katër vjetësh në Shangai filloi funksionimin zona e parë e tregtisë së lirë në vend, për të eksperimentuar një gamë të gjerë reformash ekonomike.

Në fund të vitit 2014, u miratua ngritja e kontingjentit të dytë të zonave të tregtisë së lirë në Tianjin, Fujian dhe Guangdong.

Në të katër zonat u zbatua me sukses modeli i "listës negative", e cila specifikon sektorët ku nuk lejohen investimet e huaja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore