Kinë, plan për rigjallërimin e arteve tradicionale të zejtarisë

2017-03-28 09:50:08 CRI Komenti juaj Printoni

 

Qeveria kineze ka shpallur kohët e fundit një plan që synon rigjallërimin e arteve tradicionale të zejtarisë. Sipas këtij plani, Kina do të mbështetë një grup zejtarësh dhe markash të njohura, me qëllim që deri në vitin 2020, trashëgimia e zejeve tradicionale dhe forca e tyre konkurruese në treg të rritën në mënyrë të dukshme.

Me zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë, artistët e zejtarisë po përballen me sfidën e linjave të prodhimit në masë dhe kanë vështirësi në nxjerrjen e fitimeve nga veprat e tyre. Për këtë arsye, plani i ri vë në dukje se, mbi bazën e listës së trashëgimisë kulturore materiale, qeveria do të hartojë listën e rigjallërimit të arteve të zejtarisë, duke u mbështetur në shkallën e prodhimit dhe perspektivat e zhvillimit e të krijimit të vendeve të reja të punës. Përveç kësaj, qeveria kineze do të forcojë përkrahjen me politika financiare, fonde etj.

Plani i qeverisë kineze parashikon edhe shtimin e grupit të trashëgimtarëve të kulturës jomateriale dhe nxitjen e të rinjve për t'u përfshirë në artet e zejtarisë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore