Kina do të nxitë shpejtimin e procesit të regjistrimit të kompanive në bursë

2017-03-28 09:47:53 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës ka bërë të ditur se do të përshpejtojë miratimin e regjistrimeve të reja në bursë, për të ndihmuar sa më shumë firma kineze të mbledhin kapital.

Zëvendëskryetari i këtij Komisioni Fang Xinghai ka shprehur vendosmërinë për përshpejtimin e këtij procesi, teksa një numër i madh kompanish po presin të kuotohen në bursë.

Ai shtoi se një veprim i tillë mund të ndihmojë në krijimin e më shumë mundësive zgjedhjeje për investitorët.

Fang Xinghai vuri në dukje gjithashtu se Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë do të ndëshkojë manipulatorët e tregut, për të ndihmuar në krijimin e një tregu të shëndetshëm kapitalesh, që do të nxitë rritjen e vazhdueshme në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore