Kina dhe Australia bien dakord për nxitjen e liberalizimit të tregtisë

2017-03-25 10:03:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Australia ranë dakord për të nxitur më tej lehtësirat dhe liberalizmin e tregtisë.

Kjo erdhi pas pjesëmarrjes së liderëve të dy vendeve në forumin e së premtes në Sydney mbi ekonominë e tregtinë.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha se globalizimi dhe tregtia e lirë kanë kontribuar për zhvillimin dhe prosperitetin e njerëzimit.

Të premten, Kina dhe Australia nënshkruan marrëveshje të reja për zgjerimin e marrëveshjes dypalëshe të tregtisë së lirë.

Kina ra dakord për heqjen e kufizimeve ndaj importit të mishit të viçit nga Australia, duke lejuar të gjithë bizneset e çertifikuara të mishit të ngrirë të viçit të futen në tregun kinez.

Australia është vendi i parë që i jepet një qasje e tillë tregu.

Kryeministri Li Keqiang dhe homolgu i tij Malcolm Turnbull shqyrtuan dhe nënshkruan një serë marrëveshjes të reja dypalëshe.

Dy liderët ishin të pranishëm edhe në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mbi mundësinë e investimit në një projekt 4.6 miliardë dollarë amerikanë me sponsorizimin e një ndërmarrjeje kineze shtetërore ndërtimi.

Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull tha se proteksionizmi tregtar nuk ofron zgjidhje për problemet dhe se dy vendet janë gati të punojnë së bashku për hapjen e mëtejshme të tregjeve.

Turnbull përgëzoi përparimin ekonomik të Kinës për të nxjerrë në pah rëndësinë e tregtisë.

Ndërkohë, kryeministri i Kinës kërkoi që më shumë territore të Australisë të forcojnë shkmbimet dhe bashkëpunimin me rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës, për të përfituar nga ritmi i zhvillimit në këto rajone.

Kryeministri Li do të vizitojë Zelandën e Re pas përfundimit të turit të tij në Australi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore