OKB-ja dënon sulmin terrorist në Londër

2017-03-24 10:00:35 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi ashpër të enjten sulmin terrorist të së mërkurës në Londër, ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit mbajtën një minutë heshtje për viktimat para nisjes së mbledhjes së tyre të punës. I dërguari i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi, ritheksoi në këtë mbledhje qëndrimin e vendosur të palës kineze kundër terrorizmit.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet zëdhënësit të tij Farhan Haq, kreu i OKB-së Guterres premtoi mbështetje për qeverinë dhe popullin britanik:

"OKB-ja dënon kategorikisht sulmin terrorist të ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit në Westminster. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të viktimave dhe shpresojmë se të plagosurit në këtë incident do të shërohen sa më parë. OKB-ja do të qëndrojë me vendosmëri pranë qeverisë dhe popullit britanik."

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi ritheksoi kundërshtimin e palës kineze ndaj çdo forme terrorizmi.

"Kina dënon me vendosmëri sulmin terrorist të së mërkurës në Londër. Duam t'u shprehim ngushëllimet tona të thella familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie. Terrorizmi është një armik i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar. Kina kundërshton me forcë terrorizmin e çfarëdo forme. Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar sfidat dhe kërcënimet terroriste, në të mirë të mbrojtjes së paqes dhe të sigurisë botërore," tha z. Liu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore