MJK:Jemi në gatishmëri të lartë ndaj ekspansionit ushatarak të Japonisë

2017-03-24 09:55:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi të enjten se Kina është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me synimet e vërteta të parrullës japoneze "Kërcënimi nga Kina". Zëdhënësja e kësaj Ministrie, Hua Chunying i bëri komentet, duke iu referuar fillimit të funksionimit të helikopterit japonez me kapacitet të madh "Kaga".

Zëdhënësja iu përgjigj interesimit të medieve, se helikopteri "Kaga" përfaqëson demonstrimin e forcës së Japonisë, në botë.

"Vitet e fundit, Japonia ka përdorur të ashtuquajturin "Kërcënim nga Kina", si një justifikim për ekspansionin e vet ushtarak. Për motive historike, komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti fqinjët aziatikë të Japonisë, ndjekin me vemendje lëvizjet ushtarake të këtij vendi. Ne kemi të gjitha të drejtat të jemi në gatishmëri të lartë ndaj veprimeve dhe synimeve të vërteta të Japonisë", tha zëdhënësja e diplomacisë kineze.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore