Koncepti i paraqitur nga Kina përfshihet në rezolutën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së

2017-03-24 11:03:07 CRI Komenti juaj Printoni
Në sesionin e 34-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të zhvilluar të enjten në Gjenevë, u miratuan rezolutat për "Të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore" dhe "Të drejtën për ushqim". Në këto rezoluta u përfshi për herë të parë koncepti i "krijimit të një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit", që tregon se ky koncept është bërë një pjesë e rëndësishme e sistemit të të drejtave të njeriut.

Në janar të këtij viti, në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, presidenti kinez Xi Jinping mbajti fjalimin me temë "Të krijojmë një komunitet fatesh të përbashkëta të njerëzimit," ku ai shtjelloi këtë koncept, që u mirëprit dhe u vlerësua nga komuniteti ndërkombëtar. Përfshirja e konceptit të "komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit" në rezolutat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së pasqyron konsensusin ndërkombëtar për këtë koncept, si dhe tregon forcimin e së drejtës së Kinës për të shprehur qëndrimin e saj dhe për të përcaktuar agjendën lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore