Pekini dënon ashpër sulmin terrorist të Londrës

2017-03-23 19:49:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e dënon ashpër sulmin terrorist pranë Pallatit të Parlamentit në Londër, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

Sulmi i së mërkurës la pesë të vdekur, duke përfshirë edhe të dyshuarin për të, rreth 40 veta u plagosën, përfshirë një turiste kineze.

Presidenti Xi Jinping, kryeministri Li Keqiang, dhe ministri i Jashtëm Wang Yi, u dërguan mesazhe ngushëllimi homologëve të tyre, tha zëdhënësja.

"Shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe simpatinë për të plagosurit e familjet e viktimave", shtoi Hua, duke theksuar se Kina kundërshton terrorizmin e çdo forme.

Terrorizmi është armiku i përbashkët i të gjithë vendeve, tha Hua, duke vënë në dukje se Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë Britaninë, për të luftuar terrorizmin dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë botërore.

Sulmi i së mërkurës u zhvillua në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Bruksel. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore