Kryeministri kinez Li Keqiang takon homologun australian Malcolm Turnbull

2017-03-23 17:31:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të enjten në Kanbera me homologun e tij australian Malcolm Turnbull. Gjatë këtij takimi kryeministri Li tha se gjatë 45 vjetëve që prej vendosjes së tyre, marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme është forcuar. Kina është e gatshme të punojë bashkë me palën australiane, mbi bazën e parimeve të barazisë e të respektit të ndërsjellë, të respektimit të interesave kombëtare e të çështjeve me interes madhor të secilës palë, të forcojë besimin politik e komunikimin strategjik, dhe të nxitë bashkëpunimin pragmatik, për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve kino-australiane.

Kreu i qeverisë kineze tha gjithashtu se Kina është e gatshme që bashkë me Australinë të ruajë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit. Pala kineze do të nxitë gjithashtu marrëdhëniet ekonomike-tregtare me palën australiane, si edhe do të ndërmarrë veprime konkrete për të nxitur liberalizimin e tregtisë e të investimeve, duke mundësuar ruajtjen e sistemit të tanishëm të tregtisë globale dhe duke lëshuar sinjale pozitive për zhvillimin e ekonomisë botërore.

Malcolm Turnbull vuri në dukje nga ana e tij se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Australisë e Kinës kanë ardhur duke u forcuar. Australia është e gatshme të thellojë besimin e ndërsjellë dhe të ruajë qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe. Turnbull u shpreh gjithashtu se në kushtet e rritjes së proteksionizmit, nxitja e tregtisë së lirë globale është me rëndësi për realizimin e shtimit të punësimit e të rritjes ekonomike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore