Kina, e gatshme për thellimin e marrëdhënieve me ShBA-në nga një pikënisje e re

2017-03-23 09:52:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi se gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Kinë, të dy vendet arritën konsensus për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe nga një pikënisje e re, mbi bazën e moskonfliktualitetit e të moskundërvënies, të respektit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Hua vuri në dukje se kjo është mënyra e duhur e shikimit të marrëdhënieve mes dy fuqive më të mëdha botërore, duke shtuar se përvoja e mbledhur vitet e fundit gjatë zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre marrëdhënieve duhet të trashëgohet dhe të çohet më tej.

Mrekulli
Lajmet Kryesore