IOM-i i ofron mbështetje Libisë për të përmirësuar kushtet për emigrantët

2017-03-23 09:39:52 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka shprehur mbështetje për qeverinë libiane lidhur me përmirësimin e kushteve për emigrantët në këtë vend të Afrikës Veriore.

Pas një takimi me zyrtarë libianë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Libisë në Tripoli, Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, William Lacy Swing, tha:

"Ne jemi këtu për disa arsye. Njëra është të takohemi me autoritetet qeveritare dhe të përpiqemi t'i dëgjojmë ata. E dyta, të përpiqemi dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë për ta lidhur me qendrat e ndalimit, për t'i mbështetur ata edhe në lidhje me disa qindra mijë persona të zhvendosur brenda vendit, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Ne bëjmë atë që mundemi atje, bashkë me partnerët tanë. Së fundmi, të fillojmë të flasim për rikthimin e një pranie ndërkombëtare në Libi, për të mbështetur anëtarët tanë, stafin libian këtu, për ta ndihmuar kështu qeverinë në këtë periudhë kalimtare."

Swing theksoi se organizata e tij mund të ndihmojë në përmirësimin e objekteve në qendrat e ndalimit, për të cilat ai vuri në dukje se ishin "të mbushura plot ".

Mijëra libianë janë zhvendosur si rezultat i konflikteve të brendshme që kanë zgjatur për gjashtë vjet, që nga rënia e ish-liderit Muamar Ghadafi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore