"Brezi dhe Rruga", version kinez i globalizimit

2017-03-23 09:11:51 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Boao për Azinë, këtë vit është fokusuar në çeshtjen e globalizimit përmes perspektivës aziatike. Sekretari i përgjithshëm i Forumit, Zhou Wenzhong e deklaroi këtë gjatë një konference për shtyp, të mërkurën.

Ai theksoi se vende të ndryshme duhet të flasin dhe ta shohin më objektivisht globalizimin, pasi ai nuk mund të përparojë dhe nuk mund të imponohet nga një vend i vetëm.

Sekretari i përgjithshëm shtoi se nisma e Kinës "Brezi dhe Rruga" do të promovojë më tej integrimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të ndryshme, përmes perspektivës aziatike.

"Brezi dhe Rruga" është një nismë e Kinës. Eshtë një version kinez i globalizimit. Kjo është një qasje shumë e mirë për të nxitur rritjen ekonomike, në kushtet aktuale të një rritjeje të ulët të saj në mbarë botën", tha Zhou.

Forumi Boao për Azinë nis punimet të enjten. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore