Kinë-Izrael, partneritet i gjithanshëm inovativ

2017-03-22 09:33:42 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina dhe Izraeli lëshuan të martën në Pekin një deklaratë të përbashkët, duke konfirmuar vendosjen e marrëdhënieve të "Partneritetit të Gjithanshëm Inovativ".

Në deklaratë vihet në dukje se Kina, si një ndër ekonomitë kryesore botërore, po zbaton strategjinë e zhvillimit të motivuar nga inovacioni, ndërsa, Izraeli ka ruajtur pozitën e tij të njohur në botë për përparimet në inovacionet dhe studimet përkatëse.

"Thellimi i bashkëpunimit kino-izraelit ka mundësi të mëdha dhe rëndësi të jashtëzakonshme për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e inovacionit, bazuar në respekt dhe barazi, në përputhje me interesat thelbësore të të dy vendeve dhe popujve", thekson deklarata.

Për të qartësuar më tej vendosjen e partneritetit të gjithanshëm inovativ, në dokument paraqiten edhe 12 masa konkrete për zhvillimin specifik në qarqe të ndryshme.

Deklarata u publikua para përfundimit të vizitës së kryeministrit izraelit Bengjamin Netanyahu në Pekin. Gjatë kësaj vizite me temë "inovacionin", Kina dhe Izraeli nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike, teknologjike, të biznesit, të aviacionit civil etj.

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore