ShBA-ja ndalon pajisjet elektronike në disa prej fluturimeve nga Lindja e Mesme e Afrika Veriore

2017-03-22 09:48:35 CRI Komenti juaj Printoni
Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë pajisjet elektronike në kabinën e bagazheve për disa prej fluturimeve nga 8 vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Rregulli i ri pritet të hyjë në fuqi të martën dhe do të zbatohet për fluturimet në ShBA nga 10 aeroporte ndërkombëtare të këtyre vendeve.

Udhëtarët nuk do të lejohen të kenë pajisje të mëdha elektronike, si laptopë dhe kompjutera tabletë, në bagazhet e tyre, ndërkohë që përjashtim nga ndalimi do të bëjnë telefonat celularë dhe pajisjet e miratuara mjekësore.

Ndalimi do të zbatohet vetëm për kompanitë e huaja ajrore dhe jo ato amerikane.

Mrekulli
Lajmet Kryesore