Globalizimi në fokus të Forumit Vjetor të Nivelit të Lartë të Zhvillimit të Kinës

2017-03-21 16:27:47 CRI Komenti juaj Printoni

Përfundoi të hënën në Pekin Forumi Vjetor i Nivelit të Lartë i Zhvillimit Kinës, i organizuar nga Qendra e Studimeve të Zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit. Forumi dyditor u fokusua në zhvillimin e globalizimit, ndërsa pjesëmarrësit shprehën mendimin se të gjitha vendet janë përfituese të globalizimit, ndaj në të ardhshmen duhet të mendojnë si të shpërndajnë përfitimet.

Në atmosferën e rritjes së pasigurisë gjatë zhvillimit të ekonomisë së botës, globalizimi bëhet përsëri temë e rëndësishme, për sektorët politikë dhe ekonomikë. Gjatë Forumit Vjetor të Nivelit të Lartë t ë Zhvillimit të këtij viti presidenti i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, Jin Liqun u shpreh se të gjitha vende janë përfituese nga globalizimi.

"Të gjitha vende janë përfituese nga globalizimi, megjithëse shpejtësia e zhvilimit është e ndryshme. Nëse themi se disa vende dalin të humbur, kryesisht për shkak të politikave të brendëshme, atëhere ato duhet të rregullojnë politikat e brendëshme. Ne duhet të vëmë në dukje se vendet në zhvillimit po veprojnë me sukses në hartimin dhe zbatimin e politikave të brendëshme. Vini re se shumë vende në zhvillim përfitojnë nga globalizimi, nën rregullin ndërkombëtar, që drejtohet vende të zhvilluara."

Sipas mendimit të Jin Liqun-it, prirja e shekullit të 21-të është shpërndarja e fitimit dhe trajtimi më i mirë i botës dhe të gjitha këto kanë nevojë për globalizimin. Por kjo nuk tregon se çdo vend mund të përfitojë ngaglobalizimi i shekullit të 21-të, pasi këto vende kanë nevojë për reforma të brendëshme. Jin theksoi se marrja e përfitimeve të ndryshme shkakton dështim të globalizimit.

"Globalizimi dhe ekomomia botërore kanë kaluar disa dështime, për shkak se shpërndalja e të ardhurave dhe fitimeve në vende të ndryshme janë të ndryshme. Kjo shkakton shqetësime te popujt, kryesisht te ato që nuk kanë përfituar. "

Gjatë Forumit Vjetor të Nivelit të Lartë të Zhvillimit të Kinës ", ish-kryetari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së Jacob Lew ndau të njejtin mendim me Jin Liqun-in. Ndër të tjera ai shtoi se ndryshimi i politikave të brendëshme të çdo vendi tregon se fitimet në globalizim nuk mund të shpërndahen plotësisht. Jacob Lew tha se një pjesë e arsyeve është e lidhur me punën dhe komunikimin, ndaj duhet të mendojmë si mund të pranohet më gjerësisht globalizimi. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore