Bill Gates, njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit me radhë

2017-03-21 10:22:50 CRI Komenti juaj Printoni

Revista amerikane "Forbes" publikoi të hënën "Listën e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2017". Sipas kësaj liste, numri i miliarderëve në botë është rritur me 13 % në krahasim me vitin 2016, duke arritur në 2043. Kjo është rritja më e madhe që nga publikimi i kësaj liste para 31 vjetësh.

Në listën e njerëzve më të pasur në botë të "Forbes"-it, themeluesi i "Microsoft"-it Bill Gates renditet në vendin e parë për të katërtin vit me radhë. Pasuria e tij këtë vit ka arritur në 86 miliardë dollarë, nga 75 miliardë dollarë që ishte vjet.

Investitori i njohur amerikan Warren Buffett renditet në vendin e dytë, ndërsa krijuesi i "Amazon" Jeff Bezos është në vendin e tretë, me 72.8 miliardë dollarë, ose 27.6 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar, duke shënuar rritjen më të madhe.

Në "Listën e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2017", Kina renditet në vendin e 2-të për nga numri i të pasurve, pas ShBA-së. Miliarderi më i madh kinez Wang Jianlin renditet në vendin e 18-të të listës, me një pasuri prej 31.3 miliardë dollarësh amerikanë. Themeluesi i "Alibaba"-s Ma Yun ndodhet në vendin e 23-të dhe Ma Huateng i kompanisë "Tencent" në vendin e 31-të të listës. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore