Dijsselbloem: "Mandati im në krye të Eurogrupit, drejt fundit"

2017-03-21 09:45:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem (Jerun Dajselblum) thotë se mandati i tij si ministër i Financave do të vijë përfundojë pas zgjedhjeve në Holandë, duke lënë të hapur të ardhmen e postit të tij në Eurogrup.

"Partia ime humbi zgjedhjet dhe mundësia që ne të jemi pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar është jashtëzakonisht e vogël. Pra, le të jemi realistë, ka shumë gjasa që mandatit tim si ministër i financave t'i vijë fundi. Unë nuk e di se kur do të ndodhë kjo," u shpreh Dijsselbloem.

Duke folur pas një takimi të rregullt të ministrave të financave të Eurozonës, Dijsselbloem-i tha se Greqia dhe kreditorët e saj të Eurozonës kanë ende mosmarrëveshje mbi reformat e kërkuara para se jepen kreditë e reja për Athinën.

Ai shtoi se "disa çështje kyçe" ende mbeten për t'u zgjidhur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore