Kina - Arabi Saudite, bashkëpunim për zbulimin e uraniumit

2017-03-20 20:45:45 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës dhe Shërbimi Gjeologjik saudit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për zbulimin e uraniumit dhe toriumit.

Të pranishëm në nënshkrimin e memorandumit ishin edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Sipas marrëveshjes, korporata kineze do të punojë në zbulimin e burimeve radioaktive në 9 zona të Arabinë Saudite në dy vitet e ardhshëm.

Nënshkrimi shënon një hap të ri për zhvillimin e nismës së bashkëpunimit 'Brezi dhe Rruga', ku Kina do të përdorë avantazhet e saj industriale.

Kina dhe Arabia Saudite janë të përkushtuar gjitashtu edhe për ndërtimin e një reaktori të temperaturës së lartë me ftohje gazi.

Centrali planifikohet të fillojë punën më vonë këtë vit në provincën Shandong. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore