Britania formalisht jashtë BE-së më 29 mars

2017-03-20 20:42:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May do të aktivizojë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës më 29 mars duke e nxjerrë formalisht vendin jashtë Bashkimit Europian. Ky veprim, i cili vjen nëntë muaj pas referendumit, do të fillojë zyrtarisht procesin dyvjeçar të negociatave të daljes e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ndërkohë, kryeministrja Theresa May nisi të hënën në një turne kombëtar, si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për t'u konsultuar me popullin para aktivizimit zyrtar të Nenit 50.

Turneu i May do të fillojë nga Uellsi dhe do të pasohet nga vizitat në Skoci dhe Irlandën Veriore.

Më herët, kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon, kërkoi një referendum të dytë të shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar para arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Brukselin.

May ka deklaruar se tani nuk është koha e duhur për referendumin e dytë për pavarësinë e Skocisë, por do të presë rezultatet e Brexit përpara se të vendosë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore