Afganistan, tre ushtarë dhe 11 militantë të vdekur nga sulmi në një bazë ushtarake

2017-03-20 20:28:25 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën tre ushtarë dhe 11 militantë u vranë gjatë luftimeve në periferi të Tirin Kot, kryeqendrës së provincës jugore Uruzgan të Afganistanit.

"Disa militantë të armatosur sulmuan bazën ushtarake Khorma në afërsi të Tirin Kot-it, duke shpërthyer luftimet që lanë të vrarë tre ushtarë dhe 11 militantë të dielën në mbrëmje," i tha agjencisë Xinhua zëdhënësi i qeverisë së provincës, Doust Mohammad Nayab.

Ai shtoi se militantët e përfshirë në luftime ishin Talibanë ekstremistë.

Besohet se militantët e morën në kontroll për disa orë bazën, para mbërritjes së forcave shtesë në orët e para të së hënës.

Agjencia Xinhua raporton gjithashtu se disa ushtarë u morën peng nga militantët. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore