Kreu i grupit ABB: Tregu kinez 'mundësia më e mirë' për shumëkombëshet

2017-03-20 20:22:30 CRI Komenti juaj Printoni
Kreu i Grupit ABB të Zvicrës, gjigantit të energjisë dhe teknologjisë së automatizimit, thotë se tregu kinez është mundësia më e mirë për kompanitë shumëkombëshe.

Drejtori ekzekutiv Ulrish Shpisofër (Ulrich Spiesshofer), i bëri komentet gjatë një interviste në Forumin e Zhvillimit të Kinës.

"Mundësia më e mirë për çdo prodhues natyrisht është tregu i brendshëm. Tregu i brendshëm i Kinës vazhdon të rritet. Tani do të rritet në një formë tjetër, ku çelësi është padyshim novacioni. Mendoj se sfida më e madhe është garancia e prodhimit dhe cilësia. Me teknologjinë e duhur kjo gjë është e mundur. Këtu Grupi ABB sheh një mundësi të madhe për të kontribuuar me cilësi."

Shpisofër thotë se kompania e tij do të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet që ka në Kinë, sidomos ato në fushën e kërkim zhvillimit.

"ABB vepron që Kinë prej mbi 110 vjetësh. Jemi shumë krenarë që kemi qenë një partner i Kinës. 12 për qind e punonjësve të ABB-së në Kinë punojnë në sektorin e kërkim zhvillimit. Ndaj kemi një zhvillim të fuqishëm teknologjik. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme për çdo kompani që dëshiron të luajë një rol të madh, të investojë në kërkim dhe zhvillim në Kinë, për të pasur njohje të fortë të tregut, për të pasur produkte të cilat përputhen plotësisht me kërkesat e tregut dhe nevojat e konsumatorëve."

Shpisofër shton se Kina është e mirëpërgatitur për të filluar një revolucion dixhital, pasi ka numrin më të madh të përdoruesve të internetit, tregun dixhital më të madh të shitjeve me pakicë dhe lidhjet më shumta në distancë 'nga makina në makinë'.

Ai shton se duhet punuar më shumë për t'i integruar ndërmarrjet në ekonominë dixhitale. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore